Ja si ndikon mërzitja, depresioni dhe ankthi i grave shtatzëna te foshnjet

Sipas një studimi të kryer nga Shoqata për Shkencë Psikologjike thuhet se emocionet e nënës ndikojnë në fetus duke filluar që nga muaji i 6-të i shtatzanisë, shkruan shendeti.com.al.

Sipas studimit, depresioni gjatë shtatzanisë është po aq i zakonshëm sa dhe depresioni pas lindjes. Rreth 10% e nënave shtatzëna vuajnë nga depresioni. Mamatë që vuajnë nga depresioni kanë 1.5 herë më shumë gjasa që të lindin fëmijë që do të vuajnë nga depresioni. Këta fëmijë në të ardhmen do të bëhen edhe më të ndjeshëm ndaj problemeve dhe do të jenë më agresorë.

Stresi i nënave shtatzëna nuk ka një efekt të tejzgjatur tek fetusi siç ka depresioni. Sipas studimit nëse nënat stresohen për periudha afatgjata mund të bëjnë që fetusit t’i dhembë barku. Edhe pse emocionet nuk mund të kalojnë në plancetë, hormonet munden!

Shëndeti emocional i nënave ka efekt të qëndrueshëm tek zhvillimi i fetusit dhe shëndeti i tij i përgjithshëm. Është shumë e rëndësishme që t’i mbani emocionet nën kontroll gjatë periudhës së shtatzanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button