Detaji i dhimbshëm në këtë foto dhe mesazhi i fortë për politikanët shqiptarë (FOTO LAJM)

Ajo është një ndër fotot që ka bërë xhiron e botës fill pas vrasjes makabre të ambasadorit rus në Ankara, transmeton albeu.com. 

Aty gjendet një mesazh që vlen për mësim sidomos për shtetarët tanë.

Nëse shihet me vëmendje,ambasadori i ndjerë rus në Ankara kishte veshur një palë këpucë, të cilat duken tejet të konsumuara nga poshtë, aq sa fërkimi me tokën i ka ngrënë një pjesë të mirë të shuallit.

Gjithashtu, tek pjesa e takës së këpucës konsumimi është edhe më i madh dhe duken qarte konturet e katërkëndëshave të vegjël, të cilët ndodhen mes dhembrës dhe shuallit të takës.

Andreji Karlov ishte ambasadori i shtetit të dytë më të fuqishëm në botë në kryeqytetin e një shteti tjetër të fuqishëm, por luksi nuk ishte pjesë e jetës së tij, shkruan Albeu.com.

Kjo foto pasqyron çdo gjë dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që kapardisen salloneve të shndritshme të perëndimit me kostume dhe këpucë me vlerë mijëra euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button