Rusia e përgatit “Deklaratën e Moskës” për t’i dhënë fund luftës në Siri, pret pajtimin e Turqisë dhe Iranit

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë sot se ekspertët rusë e kanë hartuar një “Deklaratë të Moskës”, e cila është e barasvlershme me një udhërrëfyes për t’i dhënë fund krizës në Siri.

Ai ka shtuar se shpreson se Turqia dhe Irani do ta përkrahin këtë deklaratë, transmeton Express.

Duke folur në takim me homologët e vet turk dhe iranian, Shoigu ka thënë se deklarata ka për qëllim arritjen e një armëpushimi në Siri.

“Të gjitha tentimet e mëparshme nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj për t’u pajtuar për veprime të koordinuara kanë qenë të destinuara për të dështuar, “ ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button