OKB: Miratohet rezoluta, Rusia të ndalojë shtypjen në Krime

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e pranon që Krimea është “përkohësisht e okupuar” nga Rusia, ndërsa dënon “abuzimet” dhe “diskriminimet” ndaj tatarëve të Krimesë, ukrainasve etnik dhe grupeve të tjera, transmeton REL.

Asambleja e Përgjithshme e ka miratuar mbrëmë rezolutën me 70 vota pro, 26 kundër, ndërsa 77 shtete të tjera kanë abstenuar.

Rezoluta i bënë thirrje Rusisë që si “fuqi okupuese” t’i jap fund abuzimeve kundër njerëzve që jetojnë në Krime, përfshirë paraburgimet arbitrare, torturat dhe “trajtimet e tjera, jo humane dhe degraduese”.

Serhiy Kyslytsya, zëvendësministri i jashtëm ukrainas, përmes një komunikate pas miratimit të kësaj rezolute se të drejtat e njeriut në Krime “janë përkeqësuar tejmase” prejse forcat ruse e kanë marrë nën kontroll territorin ukrainas në shkurt të vitit 2014.

Kyslytsya ka nënvizuar se raporti i fundit i OKB-së për Krimenë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i publikuar më 8 dhjetor e përshkruan situatën prejse Rusia e ka nën kontroll këtë gadishull si “klimë të shtypjes kundër zërave të paknaqur”.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme është miratuar fillimisht nga komisioni i OKB-së për të drejtat e njeriut më 15 nëntor.

Rusia ka lobuar kundër rezolutës duke e quajtur atë “të motivuar politikisht” dhe “të njëanshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button