Michelle Obama: Fushata zgjedhore ishte e dhimbshme

Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama ka thënë gjatë një interviste për moderatoren e njohur amerikane, Oprah Winfrey, se fushata zgjedhore presidenciale ka qenë e “dhimbshme”, shkruan REL.

Intervista një orëshe e realizuar në Shtëpinë e Bardhë, është transmetuar në kanalin CBS.

“Zgjedhjet e fundit kanë qenë sfiduese për mua për ta parë dhe përjetuar si qytetare. Ka qenë e dhimbshme,” ka thënë zonja Obama.

Megjithatë, ajo ka thënë se së bashku me presidentin Obama janë duke e përkrahur tranzicionin e presidentit të zgjedhur, Donald Trump sepse “është e rëndësishme për shëndetin e kombit që ne ta përkrahim komandantin e përgjithshëm”.

Ajo ka thënë se e njejta gjë nuk i është ofruar bashkëshortit të saj, por megjithatë “kjo është gjëja më e mirë për shtetin”.

Sa i përket të ardhmes politike të saj, zonja Obama ka thënë se ajo nuk do të garojë për post politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button