LSDM: Gjykata Administrative ka vendosur pa përfaqësues të partisë

LSDM-ja reagon në atë që, siç thonë prej atje, Gjykata Administrative ka vendosur në ankesën e tyre për vendimin e KSHZ-së lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor pa përfaqësues të partisë. Me këtë vlerësojnë nga LSDM-ja, është mohuar e drejta e arsyetimit në ankesën nga ana e kësaj partia.

“Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Administrative, i angazhuar të vendosë për ankesën e LSDM-së për votim në vendvotimin 2011 në Tearcë, me një sërë parregullsish në procesin votues, e ka hapur dhe përfunduar debatin për lëndën pa siguruar prezencën e paditësit, në këtë rast përfaqësues të Lidhjes Socialdemokrate. Këshilli Gjyqësor nuk dorëzoi ftesë për seancë deri te parashtruesi i ankesës, LSDM-ja, por mënyrë joadekuate, ka njoftuar për mbajtjen e seancës për lëndën përmes internetit, sot në mëngjes në orën 09:47 dhe të njëjtën e ka mbajtur vetëm 40 minuta pas. Me këtë është mohuar e drejta e arsyetimit të ankesës nga ana e LSDM-së”, thuhet në kumtesën e sotme nga LSDM-ja.

Nga partia thonë se institucionet e sistemit janë  të obliguara të punojnë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa kurrfarë kalkulimesh në procedurat dhe vendimmarrjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button