Trampi e përshëndeti përzgjedhjen e tij zyrtare për president të SHBA-së

Donald Tramp e ka përshëndetur përzgjedhjen e tij zyrtare për president të SHBA-së nga Kolexhi zgjedhor.

Tramp në deklaratë premtoi se do ta bashkojë vendin dhe do të jetë president i të gjithë amerikanëve. Ai e ka shënuar fitoren si historike.

“Kjo u bë e mundur për shkak të zgjimit të miliona burrave dhe grave në gjithë vendin”, tha Tramp.

Disa minuta paraprakisht, kandidati i republikanëve zyrtarisht e shpalli fitoren e tij.

“Ia arritëm!, shkroi ai në Tuiter, pasi e siguroi shumicën e domosdoshme në Kolexhin zgjedhor.

Trampi do të bëhet presidenti i 45-të në SHBA-së më 20 janar, kur do ta japë betimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button