Një i vdekur nga zjarri në Manastir

Një burrë tetëdhjetëvjeçar e ka humbur jetën në një zjarr në Manastir.

Policia kumtoi se dje rreth orës 06:30 në Manastir rr. “Mukos”, në një shtëpi pronë e B.A. (38), ka ndodhur një zjarr në të cilin jetën e ka humbur Sh.Sh. (80), dajë e pronarit, ndërsa i cili ka qëndruar në shtëpi. Në zjarr nga flakët janë përfshirë edhe mobiliet.

Shqyrtim në vendin e ngjarjes ka bërë një ekip i SPB Manastir, ndërsa një mjek i Ndihmës mjekësore emergjente ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.

Janë duke u ndërmarrë masa për pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button