VMRO-DPMNE dorëzoi padi deri te Gjykata Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

VMRO-DPMNE si udhëheqës i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, mbrëmë deri te Gjykata Administrative të Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar padi kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) UP1 10 – 487 të 18.12.2016 me të cilin KSHZ e mbështesin ankesën skandaloze të bartësit, partisë politike Lëvizja BESA dhe e anulojnë rezultatin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, në vendvotimin numër 0396/1, në Komunën e Gostivarit, njësia zgjedhore numër 6”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.

Ky vendim i paligjshëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, thuhet më tej në kumtesë, drejtpërdrejt ndikon në rezultatet e përgjithshme zgjedhore, gjegjësisht në dëm të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” dhe e konteston qartë vullnetin e shprehur të shumicës së popullit maqedonas.

“Në kuadër të padisë, shërbimi juridik i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, ka dorëzuar edhe numër të caktuar të dëshmive me të cilat konfirmohet se KSHZ e ka sjellë vendimin në mënyrë të paligjshme dhe të pa bazë. VMRO-DPMNE bën thirrje që të mos kryhet trysni ndaj Gjykatës Administrative nga askush dhe gjykatësit të vendosin vetëm në bazë të ligjit. Çdo veprim tjetër do të ishte falsifikim dhe vjedhje e qartë e vullnetit të qytetarëve me inxhinjering post-zgjedhor”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive që të marrë vendim. Vendimin duhet në afat prej 24 orëve ta publikojë në ueb-faqe.

Pas padive Gjykata Administrative vendos në këshill prej pesë gjyqtarëve të zgjedhur përmes shortit, në seancë publike, për të cilën e informon opinionin dhe përfaqësuesit e autorizuar rreth cilave padi vendoset. Vendimet e publikuara në ueb-faqe e KSHZ-së, siç është theksuar në Librin e afateve të Komisionit, do të përmbajnë edhe mënyrën e votimit të çdo gjyqtari individualisht.

Seanca e KSHZ-së për ankimimet ka zgjatur tre ditë dhe përfundoi mbrëmë dhe i depërtoi afatet e parashikuara në Librin e afateve për zgjedhjet. Sipas kësaj, prolongohet edhe afati për rezultatet përfundimtare. Kjo do të ndodh pasi që do të dihen vendimet e Gjykatës Administrative dhe nëse nuk ka rivotim në ndonjë vendvotim. Nëse ka rivotim, kjo duhet të mbahet më 25 dhjetor. .Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button