Fëmijët e lindur me herpes kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga ky lloj kanceri

Leucemia akute limfoblastike është forma më e zakonshme e kancerit të fëmijëve. Sipas një studimi të ri, fëmijët e lindur me herpes kanë një shans më të lartë të zhvillimit të këtij lloj kanceri në fëmijëri. Besohet se rreth 80% e popullsisë së prekur nga ky lloj kanceri është e infektuar me cytomegaloviris (CMV), virus i cili bën pjesë në familjen e herpesit, transmeton shendeti.com.al.

Një ekip studiuesish në SHBA identifikuan një sërë infeksionesh të pranishme në palcën e eshtrave të 127 fëmijëve të diagnostikuar me leucemi akute limfoblastike. Ata gjetën praninë e CMV në të gjitha mostrat dhe shumica e të rinjve nuk tregonin shenja të virusit.

Leucemia akute limfoblastike është një kancer i qelizave të bardha të gjakut dhe është përgjegjëse për rreth 80% të rasteve të leucemisë tek fëmijët. Kreu i studimit, dr Stephen Francis, nga Universiteti i Nevadas tha se studimet e mëtejshme do të jenë të nevojshme për të konfirmuar lidhjen midis herpesit dhe kësaj lloj leucemie.

Po shpresohet gjithashtu për gjetjen e një vaksine efektive për parandalimin e CMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button