Veliaj: Në Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë: stina e punës!

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 11 të lojërave në kryeqytet në zonën e “Ali Demit”. Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se ky kënd do të jetë veçse argëtim për fëmijët, dhe hapësirë shlodhëse për më të rriturit.

“Ky është këndi i lojërave numër 11 dhe besoj që teksa të gjithë janë futur në stinën e dimrit dhe të festave, dua të garantoj qytetarët se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë, që është stina e punës. Pavarësisht nëse ka festa apo është fundi i vitit, për ne është gjithmonë një fillim i ri dhe një mundësi e re për t’i bërë gjërat për së mbari. Në këtë zonë kemi një hapësirë, e cila fatmirësisht është ruajtur dhe shpallur park; është një hapësirë fantastike sidomos për moshat e treta, por ajo që bëjmë sot është se rehabilitojmë dhe e plotësojmë me një hapësirë ekskluzive për fëmijët”, tha Veliaj, transmeton TCH.

Ai theksoi se puna e nisur me këtë kënd është përgjigja më e mirë ndaj të gjitha debateve dhe një ogur i mirë për vitin e ardhshëm.

“Pas këndit të lojërave te liqeni, besoj se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur gjithë histerisë dhe paranojës është vetëm puna; puna ka qenë përgjigja jonë këtë vit dhe me punë duam ta mbyllim. Besoj se hapja e këtij fronti të ri, i cili do të mbarojë për një muaj, do të jetë një nisje e mirë e vitit tjetër për fëmijët”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se ndërtimi i këndeve të lojërave ka për qëllim jo vetëm të krijojë mundësi argëtimi për fëmijët, por edhe për t’i krijuar atyre kushte për t’u marrë me aktivitete fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button