A ju shëndosh konsumimi i alkoolit ?!

A ju shëndosh konsumimi i alkoolit? A mund të pini dhe të humbisni peshë? Përgjigja është po dhe jo.

Studimet sugjerojnë se alkooli mund të stimulojë oreksin tuaj në një kohë të shkurtër, duke provuar një nga arsyet e mundshme sesi pija mund të shtojë peshën tuaj. Kështu, evidencat tregojnë se njerëzit që konsumojnë  më shumë se 30 g alkool, janë më të prirur që të shëndoshen.

Për më tepër, alkooli mund t’ju nxisë drejt ushqimeve të tjera, ku mund të hani edhe gjatë natës. Imagjinoni efektet e të gjithë kalorive ekstra që ju mund të merni gjatë pijeve apo ushqimeve që mund të konsumoni natën.

Disa këshilla për konsumuesit e alkoolit:

Në qoftë se ju nuk mund të kontrolloni plotësisht përdorimin e alkoolit apo edhe në qoftë se ju pini, sigurohuni që ju të keni atë me një vakt të shëndetshëm. Shmangni përzierjen e alkoolit me ushqimin e përpunuar, pasi kjo do të bëjë të shtoni peshë. Mos  u dehni ose teproni me pijen, pasi kjo mund të bëjë që ju të hani tepër, që është shkaku kryesor pse shtoni në peshë me konsumimin e alkoolit. Edhe pse provat në lidhje me përfitimet shëndetësore të alkoolit jane ende te pasigurta, besohet se konsumi i moderuar i alkoolit mund të jetë i mirë për ju.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore serioze, duke përfshirë, kancerin, sëmundje kardiovaskulare, goditje, sëmundje të mëlçisë, presioni i lartë i gjakut,  vdekja e papritur nëse ju tashmë keni sëmundje të zemrës./BORDO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button