Tramp premtoi “zona të sigurta” në Siri

Presidenti i ri i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se administrata e tij do të krijojë “zona të sigurta” me qëllim që t’ju ndihmojë civilëve në Siri, përderisa shefi i shtetit në largim Barak Obama konsideron se kjo ide është vështirë për t’u realizuar.

Tramp dhe Obama folën ndaras për konfliktin në Siri, pas përpjekjeve për evakuimin e civilëve nga Alepo.

“Po mundohemi t’ju ndihmojmë njerëzve. Do të ndërtojmë zona të sigurta dhe do t’i detyrojmë vendet e Gjirit t’i paguajnë ato zona”, theksoi Tramp para ithtarëve të tij në Florida.

Obama idenë e Trampit për zonat e sigurisë e konsideron si “sfidë”, sepse ata kërkojnë mbrojtje nga forcat tokësore dhe me këtë nuk pajtohen Qeveria siriane, Moska dhe Teherani.

Paraprakisht, në konferencën vjetore për shtyp, Obama e akuzoi regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad dhe aleatët e tij Irakun dhe Rusinë se janë përgjegjës për masakrën e civilëve në Alepo, duke theksuar se kanë “gjak në duart e tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button