Bejli bisedoi me Gruevskin për zgjedhjet dhe paralajmëroi takim me liderët tjerë

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, sot është takuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në selinë e partisë, në të cilën është diskutuar për zgjedhjet që u mbajtën më 11 dhjetor dhe për hapat e ardhshme të partisë, njofton Portalb.

Bejli në deklaratë të shkurt theksoi se SHBA është partner i Maqedonisë dhe paralajmëroi takime edhe me liderët tjerë të partive politike.

“Vetëm kemi pasur takim me Gruevskin dhe e vlerësoj atë që pata mundësi ta dëgjoj nga qëndrimi i tij për zgjedhjet dhe për hapat e ardhshëm. E dini se SHBA është partner i këtij shteti. Do të kemi takime edhe me liderët tjerë të partive politike”, tha Bejli.

Takimi mes Bejlit dhe Gruevskit vjen, një ditë pas protestave të simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së të cilët po mbahen përpara selisë së KSHZ-së, për të shprehur revoltën e tyre në rast të pranimit të ankesave të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button