Renova mundi Pelisterin, Rabotniçki tani lider

Renova dhe Pelisteri kanë zhvilluar një super ndeshje, ku në fund ekipi nga Xhepçishti ka shënuar fitore me rezultatin 2:1. Pjesa e parë ka qenë e qetë për dy portierët e skuadrave, ndërsa në pjesën e dytë janë shënuar tre gola.

Elmedin Rexhepi i pari ka shënuar për ti dhënë epërsinë “gjipspunuesve”, ndërsa Pelisteri u kthye në lojë në minutën e 80-të, kur Vodeniçarov me kokë shënoi për barazim 1:1. Për fitoren e Renovës u përkujdes Ersen Asani, duke shënuar vetëm në minutën e fundit. Renova tani ka 36 pikë, po aq sa kanë Bregallica dhe Shkëndija.

Rabotniçki sërish është rikthyer në krye të renditjes tabelare në elitën e futbollit vendor, pas fitores që “romantikët” e arritën në Kërçovë të fitojnë 2:0 Napredokun.
Rabotniçki falë gol diferencës më të mirë, tani kryeson renditjen, edhe pse ka pikë të barabarta me Pelisterin, nga 47 pikë. Makedonija Gj.P., me futbollist më pak, ka pësuar disfatë në teren vendas nga Horizont Turnova me rezultatin 1:2. 

Metalurgut i ka mjaftuar të shënojë një gol në derbin lokal kundër Euromilkut, për të marrë tre pikë që e kanë kthyer në luftë për titullin e kampionit. Pas kësaj fitore skuadra e Metalurgut tani ka arritur 44 pikë dhe ndodhet në pozitën e 5-të. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button