Vajza e goditur nga Audi, në gjendje të rëndë

20 vjeçarja nga Shkupi e cila mbrëmë u godit nga një makinë e markës Audi TT, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza, e cila ka marrë lëndime të rënda në kokë po kurohet në repartin për kujdes intesiv në Karil.

Edhe një djalë i moshës 19 vjeçare, mbrëmë gjitashtu është lënduar gjatë goditjes së automjetit të njejtë, respektivisht ka marr lëndime në kokë dhe thyerje në këmbë. 

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth ores 23 në bulevardin Arradhat Partizane. Shoferi 19 vjeçar sipas të dhënave të MPB-së, I cili nuk ka pasur as patentë shoferi, fillimisht ka goditur një taksi, më pas është përplasur në kisokën pranë stacionit të autobusit dhe ka goditur 3 personat. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button