Barcelona dhe United interesohen për Gundoganin

Ilkay Gundogan është bërë objektiv i skuadrave të rëndësishme evropiane. Sipas mediave britanike, Manchester Unitedi është favorit për mesfushorin e Dortmundit, i cili kushton 25 milionë funte.

Gjysma e Evropës e duan Ilkay Gundoganin. Mesfushori i Borussia Dortmundit mund të largohet nga Gjermania gjatë verës, pasi për të kanë shprehur interesim gjigantët evropianë.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, Barcelona dhe Manchester Unitedi janë dy klubet më të interesuara për futbollistin turk, transmeton Lajmi.

Verdh e Zinjtë duket se i kërkojnë 25 milionë funte për motorin e skuadrës. Gjithnjë sipas këtij tabloidi, ‘Djajtë e Kuq’ janë në avantazh karshi Blaugranas, të cilëve iu ndalua transferimi i lojtarëve në dy afatet e ardhshme.

Në rast se dëshiron t’i presë katalunasit, Gundogan duhet të presë deri në vitin 2015. Interesim për të, verën e kaluar kishte shprehur edhe Real Madridi.

Lajme të ngjashme

Back to top button