RDSH: BDI të përgjigjet për dështimin e projekteve kulturore në Tetovë

Rinia Demokratike Shqiptare akuzoi BDI-në për premtimet e rrejshme që kjo parti ka bërë për sa u përket realizimit të projekteve kulturore në Tetovë.

Përfaqësuesit e RDSH-së shprehën indinjatën për mos ndërtimin ende të bibliotekës dhe teatrit në Tetovë, edhe pse BDI këto projekte i ka premtuar prej vitesh.

Nga RDSH-ja thanë se qytetarët më nuk duhet t’u besojnë këtyre premtimeve boshe, të cilët bëhen gjatë çdo fushate zgjedhore.

“Mashtrimi dhe gënjeshtrat e BDI-së kanë marrë përmasa shqetësuese. Krejt kjo si pasojë e krimit dhe korrupsionit të funksionarëve të BDI-së, të cilët pasurimin personal e kanë synim të vetëm. Me 13 dhe 27 prill duke votuar PDSH-në, kemi mundësinë ti dënojmë mashtrimet dhe gënjeshtrat e BDI-së, dhe ti realizojmë projektet e Teatrit dhe Bibiliotekës së Tetovës”, tha Bujar Arifi, PDSH.

Ndërtimi i Bibliotekës së Tetovës figuron edhe në programin zgjedhore të vitit 2011 të BDI-së por edhe atij të 2014. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button