PE votuan rregulla të reja për vendosjen më të shpejtë të sërishme të regjimit të vizave

Parlamenti Evropian votoi rregulla të reja për vendosjen më të shpejtë të regjimit të vizave për hyrje në Bashkimin Evropian, me çka u hap rruga për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe për Gjeorgjinë.

Rregullat e reja u votuan me 485 vota “pro” dhe 132 “kundër”. Me këtë deputetët e konfirmuan marrveshjen politike të arritur para një jave midis negocuesve nga PE dhe Këshilli i BE-së.

“E di se ky nuk është një tekst ideal, siç dëshironim që të ishte. Bëmë përjashtime të mëdha, por nuk i harruam qëndrimet që t’i mbrojmë të drejtat themelore dhe të ruajmë rolin e PE-së, deklaroi raportuesi i PE-së pas propozimit të Agustin Dias de Mera nga Partia Popullore Evropiane.

Hyrja në fuqi e mekanizmit për udhëtimin pa viza ishte vendosur si kusht nga disa vende, që të pranohet marrëveshja për liberalizimin e vizave me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button