VMRO-DPMNE: KSHZ-ja të mos i nënshtrohet kurrfarë presionesh

VMRO-DPMNE-ja sonte kumtoi se me kujdes dhe nga afër, me seriozitet dhe shqetësim të skajshëm e ndjek punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe siç thekson, “shtyrjen më të re të vendosjes për ankesat absurde nga ana e LSDM-së dhe lëvizjes Besa”.

“VMRO-DPMNE-ja edhe njëherë apelon që KSHZ-ja të mos i nënshtrohet kurrfarë presionesh dhe të mos hyjë në skenarë të askujt për inxhinieri pas zgjedhjeve me të cilën do të kontestohej vullneti i 455.000 qytetarëve të Maqedonisë me votat e të cilëve VMRO-DPMNE-ja fitoi 51 deputetë. Tërë opinioni vendor dhe ndërkombëtar ishin dëshmitarë se zgjedhjet e parakohshme kaluan në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike pa asnjë incident. Zgjedhjet të dielën qartë e reflektuan dëshirën e shumicës së popullit të Maqedonisë i cili vendosi për dalje nga kriza dhe zgjodhi projekte dhe reforma në vend të destruksionit”,  citohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Partia thekson se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vetëm një obligim të vetëm – ta verifikojë vullnetin dhe vendimin e shumicës së qytetarëve. Komisioni Shtetëror Zgjedhor, shtoi VMRO-DPMNE-ja, nuk guxon t’i nënshtrohet presioneve nga ana e skenaristëve të cilët dëshirojnë të zbatojnë inxhinieri pas zgjedhjeve.

“Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sot mbajti seancë në të cilën u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe zvarritjen e vazhdueshme të zyrtarizimit të rezultateve zgjedhore. Komiteti ekzekutiv konkludoi se dëshira e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishte shprehur qartë dhe është e papranueshme kush do të luajë dhe ta falsifikojë votën e popullit”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button