Tani mund t’i pastroni lehtësisht arteriet me ndihmën e këtij antioksiduesi!

Është e njohur se borziloku është ndoshta një prej bimëve më të shëndetshme në këtë planet, pasi është një nga burimet më të mira të vitaminës K dhe vetëm dy lugë borzilok mund të sigurojë 29 për qind nga kjo lëndë ushqyese, shkruan shendeti.com.al.

Disa studime kanë nxjerrë në pah edhe cilësitë anti-inflamatore dhe antibakteriale të borzilokut. Kjo bimë gjithashtu lehtëson tretjen dhe ndihmon stomakun në funksionet e tij.

Në fakt, ngjyra dhe aroma e borzilokut kanë tendencë për të sjellë një humor të mirë. Nuk është rastësi që përdoret në Aromaterapi vaji esencial i borzilokut, si një forcues i sistemit nervor, për të sjellë qartësi në mendje dhe për të rifituar ekuilibrin emocional dhe psikologjik.

Borziloku si antioksidues:

Është provuar shkencërisht se borziloku ju mbron nga kimikate të ndryshme kancerogjene.

Si antibiotik natyror:

Borziloku vepron si antibiotik i fuqishëm i cili ndihmon trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Efektet e tij janë edhe më të forta kur kombinohet me hudhër.

Pastron enët e gjakut:

Efektiviteti i kësaj bime në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, është për shkak të aftësisë për të pastruar enët e gjakut nga kolesteroli i keq.

Borziloku mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Për shembull, mund të përdorni borzilok të copëtuar në vend të djathit ose kripës për t’i dhënë shije apo nuancë ushqimit tuaj. Për më tepër, ajo shkon mirë me ushqimet pikante, supat, salcën e makaronave dhe sallatën me domate dhe djathë mocarela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button