Mënyra e vetme për të shpëtuar nga aroma e keqe e hudhrës

Asgjë nuk shkakton më erë të keqe në gojë sesa hudhra. Nuk ka rëndësi se sa shumë jeni përpjekur për ta larguar atë, do të qëndrojë në gojë përgjatë gjithë ditës, shkruan shendeti.com.al.

Por, shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Ohajos thonë se kanë një zgjidhje: përtypja e mollës ose sallatës jeshile mund të neutralizojë aromat e pakëndshme të hudhrës në gojë, sipas një studimi të ri.

Gjatë studimit, njerëzit përtypën thelpinj të hudhrës për 25 sekonda dhe menjëherë pas saj konsumuan ujë, mollë, sallatë jeshile, gjethe të mentes ose çaj jeshil.

Molla dhe sallata jeshile rezultuan më të mira në largimin e erës së keqe të hudhrës brenda 30 minutave.

Hudhra përmban një përbërës të quajtur allicin. Përtypja e tij shkakton prodhimin e aromës së veçantë të hudhrës.

Përveçse përhapen në të gjithë gojën, përbërësit aromatik të hudhrës që ju përtypni kalojnë nga zorra në enët e gjakut dhe nga atje në mushkëri. Prandaj mbetet aroma e hudhrës sa herë nxirrni apo merrni frymë.

Ideja e parë që mund t’ju vijë kur konsumoni hudhër është të lani dhëmbët. Kjo mënyrë ndihmon për të hequr copat e mbetura të hudhrës në dhëmbë, por nuk mund të bëjë asgjë për të larguar përbërësit e hudhrës në mushkëri.

Nëse hani sallatë jeshile ose mollë së bashku me (ose menjëherë pas) ushqimet që përmbajnë hudhra, përbërësit e tyre do të neutralizojnë copëzat e hudhrës.

Vetëm mos prisni gjatë: Sapo hudhra shkon në zorrë dhe hyn në enët e gjakut – një proces që merr vetëm pak minuta – as konsumimi i mollës ose sallatës jeshile nuk do të hynte në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button