MPB: Mandati i ministrit Spasovski përfundon kur KSHZ-ja do t’i konfirmojë rezultatet përfundimtare zgjedhore

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë dezinformata dhe spekulime informacionet e publikuara në media të caktuara në lidhje me ndërprerjen e mandatit të ministrit Oliver Spasovski.

“Konform dispozitave pozitive ligjore, mandatet e të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave plotësuese në Qeverinë e Republikës së Maqadonisë të emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinës përfundojnë në ditën kur KSHZ-ja do t’i konfirmojë rezultatet përfundimtare zgjedhore. Duke pasur parasysh atë që në Komisionin Shtetëror Zgjedhor akoma vijojnë procedurat pas ankimimeve të partive politike, nuk janë plotësuar kushtet për shpallje të rezultateve përfundimtare”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Sipas kësaj, shtohet, Oliver Spasovski është ministër legjitim i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button