Diabulimia, çrregullimi i fshehur i të ngrënit që po vret gratë me diabet

Disa gra të sëmura me diabet po rrezikojnë të mbeten të verbra, të hyjnë në koma diabetike, madje rrezikojnë edhe të vdesin nga shmangia e injektimeve të insulinës me qëllimin për të rënë në peshë, shkruan shendeti.com.al.

Diabulimia është termi që përdoret kur dikush me diabet të tipit 1 heq dorë nga insulina për të mos shtuar në peshë. Në këto raste shfaqen çrregullime të ndryshme në të ngrënë, me pasoja të shumta.  Diabulimia i rrezikon pacientët nga një sëmundje e rëndë e diabetit, që është fatale nëse lihet pa trajtuar. Ajo shkakton edhe ndërlikime të tjera në shëndet, si humbje shikimi, gjymtyrësh etj.

Duke qenë se diabulimia nuk klasifikohet si çrregullim mendor, gratë që vuajnë nga ajo nuk mund të kërkojnë për ndihmë mjekësore.

“Kur injektoja insulinë, më dukej sikur po injektoja yndyra”, tregon një grua.

Ajo tregon për revistën Broadly se injektonte insulinë sa për të mbijetuar, pasi donte të binte në peshë. Me kalimin e kohës kishte filluar të shfaqte probleme shëndetësore dhe tani po merr një trajtim të veçantë për sëmundjen.

Diabeti i tipit 1 shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë, një hormon i cili i shërben trupit që të shndërrojë glukozën në energji.

Thuhet se mbi 40% e femrave të moshës 15-30 vjeç që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk marrin mjaftueshëm insulinë.

Ndryshe nga diabeti i tipit 2 që zhvillohet në moshë më të madhe dhe lidhet me obezitetin dhe kequshqyerjen, diabeti i tipit 1 nuk ka ndonjë shkaktar të njohur dhe nuk mund të kurohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button