Aksion policor në Kumanovë, Veliçkoviq: Është proces i montuar

(E plotësuar) “Është proces i montuar nga kryeprokurori Marko Zvërlevski dhe Mitko Cavkov. Ju lutem të shpërndaheni që njësiti special të mund të dalë nga shtëpia ime. Nuk do të arrestohem”, porositi Veliçkoviq masën e qytetarëve që ishin tubuar para shtëpisë së tij, për të mos lejuar arrestimin e tij, raporton Portalb.

Dhjetëra qytetarë të Kumanovës, kryesisht simpatizantë të LSDM-së, si shenjë revolte ndaj arrestimit të kryeshefit të policisë janë tubuar para shtëpisë së tij.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

MPB ka bastisur shtëpinë e drejtorit të policisë në Kumanovë Stojançe Veliçkoviç, thonë për Alsat M burime brenda policisë.

Sipas informacioneve të para aksioni është në rrjedh e sipër, megjithatë nga MPB nuk komentojnë informacionet tona.

Jozyrtarisht mësohet se bastisja ka prapavijë zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button