“Shpigel”: BE-ja e përforcon kontrollin në kufirin verior të Greqisë

Agjencia kufitare evropiane Fronteks planifikon ta përforcojë kontrollin e kufijve të Greqisë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë, për shkak të frikës nga rënia eventuale e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për ndaljen e fluksit të migrantëve, pohoi revista gjermane “Shpigel”.

Sipas gazetës, në suaza të këtij plani Fronteks gjatë janarit dhe shkurtit do ta përforcojë kontrollin kufitar me dërgimin e 60 pjesëtarëve shtesë, të cilët do të sistemohen përgjatë kufijve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ky është përforcimi i parë i forcave të Fronktesit në këto dy kufij nga fillimi i misionit të policëve kufitar evropian,  që sipas ekspertëve,  është tregues për druarjet e rritura në Bruksel se Ankaraja  mund ta anulojë marrëveshjen me BE-në për ndaljen e migrantëve, që eventualisht mund të krijojë fluks të ri të refugjatëve prej disa dhjetëra mijë persona, të cilët mund të tentojnë të arrijnë deri në Evropën Perëndimore përmes rutës migruese ballkanike.

Sipas “Shpigel”, pjesëtarët e rinj të Fronteks do të përfshihen në kontrollet e pasaportave të vendkalimeve kufitare, por edhe në patrullimin përgjatë linjës kufitare, me qëllim që të ndalet kalimi ilegal i migrantëve nga Greqia drejt dy vendeve fqinje.

Që nga java e kaluar ekipi i përfaqësuesve të Fronteks dhe i policisë greke, ishin në inspektim në rajonet kufitare, njofton “Shpigel”, duke shtuar se me planin parashikohet edhe hapja e dy qendra operative  të agjencisë kufitare evropiane – në Kukush dhe Evzoni në kufirin e Maqedonisë me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button