Kosovë, Rritet numri i të sëmurëve nga ajri i ndotur – KEK-u thotë se nuk është fajtor për ndotjen

Numri I të sëmurëve nga mjedisi i ndotur është shtuar, në veçanti në muajin e fundit, thonë ekspertët e shëndetësisë në Kosovë, duke nënvizuar problemet e shtuara me mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore, shkruan REL.

Punëtorët shëndetësorë thonë se edhe numri i pacientëve në spitale është rritur, ndërkohë që përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë bërë të ditur se nga ndotja e ajrit llogaritet se shkaktohen mbi 800 vdekje të parakohshme në vit.

Rukije Mehmeti, pulmologe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se numri i të sëmurëve, sidomos muajin e fundit, është rritur shumë. Sipas saj kapacitetet e shtretërve në Klinikën e Pulmologjisë janë përmbushur 100 për qind me pacientë të shtrirë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button