Ja çfarë thonë nga LSDM pas shpalljes së rezultateve nga KSHZ

Lidhja Social-Demokratike sot në mëngjes ka dalë me kumtesë deri te publikë, pasi që Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mbrëmë e publikoi rezultatin e mandateve të fituara (51-VMRO, 49-LSDM), njofton Portalb.

“Rezultatet e para jo-zyrtare të KSHZ-së tregojnë paqartësi rreth numrit të mandateve. Numër i vogël i votave janë vendimtar për numrin e mandateve në disa njësi zgjedhore. Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, për liri është realizuar në kushte të shumë parregullsive dhe trysnive në periudhën para dhe gjatë procesit zgjedhor. Këto probleme që kanë ndikim rreth rezultatit përfundimtar, janë  konstatuar edhe nga vëzhguesit e procesit zgjedhor. Deri në shpalljen e rezultatit final nga KSHZ, një është e qartë si kristali. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski mbaroi. Qytetarët po e kthejnë shtetin në duart e tyre. Në Maqedoni ndryshimet po ndodhin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button