A mund të biesh në peshë, por sërish të gjesh kënaqësi në kuzhinë?

Shpesh këshillat dietike janë negative: hani më pak, mos hani ushqime të caktuara, rrini larg nga ushqimet e shpejta. Një përqasje pozitive është më e mirë. Mënyra më e lehtë për të humbur peshë është të fusni në dietën tuaj ushqime të shëndetshme me më shumë ushqyes sesa kalori, shkruan shendeti.com.al.

Kjo është e lehtë për t’u thënë, por si ta realizojmë? Fatmirësisht ka shumë prova për mënyra specifike të të ngrënit që siguron një dietë të pasur ushqyese, me varietet dhe të shijshme. Quhet dieta mesdhetare.

Dieta mesdhetare që përdorin njerëzit në shtetet mesdhetare si Italia e Jugut, Greqia, Kreta apo edhe Franca e Jugut është ndryshe nga dieta perëndimore. Ndryshimi qëndron në:

  • Yndyrnat vijnë më shumë nga vaji i ullirit.
  • Proteinat sigurohen më shumë nga peshku, pula dhe derri, sasi e moderuar djathi dhe pak mish të kuq
  • Karbohidratet sigurohen nga perimet e freskëta, bishtajat, bizelet, arrat, drithërat dhe frutat e freskëta. Makaronat, orizi dhe patatet hahen në porcione të vogla dhe preferohet buka integrale.
  • Verë në sasi të moderuar. Një gotë vere çdo ditë shihet si e mirë për shëndetin, por vetëm për njerëzit që nuk ndikohen nga alkooli. Ju mund të keni një gjendje mjekësore, si sëmundje e mëlçisë, që mund të nënkuptojë se duhet ta shmangi alkoolin ose të merrni mjekim dhe nuk duhet ta përdorni alkoolin.
  • Ushqimet e përpunuara, sallamrat, patatinat përdoren rrallë ose aspak.
  • Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në dietën mesdhetare.

Kohët e fundit ka pasur shumë interes në dietën mesdhetare tradicionale, sepse studime të ndryshme kanë treguar se ajo ofron avantazhe të mëdha shëndetësore. Teksa ju ndihmon të keni dhe të mbani një peshë të shëndetshme, dieta mesdhetare ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zermës dhe kancerit.

Pse dieta mesdhetare funksionon?

Dieta mesdhetare nuk funksionon thjesht për faktin se vaji i ullirit është burimi kryesor i yndyrnave. Dieta ndihmon gjithashtu për shkak të përdorimit të një sasie të madhe peshku dhe frutash e perimesh, bashkë me bizelet, bishtajat, arrat dhe drithërat e plota.

Si rrjedhojë, do të shihni që dieta ka pak sheqer dhe ëmbëlsira apo ushqime të përpunuara. Kjo eliminon pothuajse gjithë yndyrnat e rrezikshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button