Pse femrat janë më të predispozuara të preken nga kanceri?

Femrat janë më shumë të predispozuara se meshkujt të preken nga një lloj i kancerit që lidhet me cigaren, edhe nëse ato nuk kanë tymosur asnjëherë në jetën e tyre. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Torontos, i cili shënon një moment historik sa i përket studimeve të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike tek femrat, shkruan shendeti.com.al.

Sipas hulumtuesve shkencorë, kjo sëmundje është më e zakonshme tek gratë amerikano-afrikane.

7% e grave të moshuara amerikano-afrikane të cilat nuk kanë tymosur asnjëherë duhan dhe 5.2% e të moshuarave në ngjyrë të bardhë vuajnë nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike.

Sa për krahasim, vetëm 2.9% e të moshuarve meshkuj, të racës së bardhë, që nuk kanë pirë asnjëherë duhan e kanë këtë sëmundje.

Pneumonia kronike është shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA. Dhe duhanpirja është faktori kryesor i kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, rreth 25% e amerikanëve që nuk kishin tymosur asnjëherë duhan vuanin nga pneumonia kronike.

Sipas ekspertëve, hormonet mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë rast dhe femrat janë të ekpozuar nga duhani kur bashkëshortët e tyre e konsumojnë atë.

Studimi është publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Sëmundjeve Kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button