Përdorime fantastike të pastës së dhëmbëve

Jemi mësuar ta përdorim pastën vetëm për pastrimin e dhëmbëve, por shumë pak njerëz e dinë që është një produkt i cili mund të përdoret për qëllime të ndryshme në shtëpi.

Disa përdorime mund të tingëllojnë të çuditshme, por në fakt funksionojnë vërtetë.

1

#1 Objektet prej argjendi mund të shkëlqejnë sërish nëse i fërkoni me kujdes me pak pastë dhëmbësh.

2

#2 Me ndihmën e pastës së dhëmbëve mund të pastroni dritat e makinës. Pasta përmban një material abraziv që bën mrekulli në pastrimin e dritave të makinës.

piano

#3 Tastet e pianos mund të ndoten shpejt, për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me gishtat e njeriut. Vendosni pak pastë tek një copë e lagur dhe me të pastroni me kujdes tastet.

4

#4 Këpucët me sholla të bardha, si atletet Converse, mund të pastrohen shumë lehtë me pastë dhëmbësh.

5

#5 Mund të hiqni njollat në sipërfaqet prej druri në pak minuta duke i fërkuar ato me pak pastë. Në këtë mënyrë nuk do të keni më nevojë për zbardhues me substanca kimike të dëmshme.

6

#6 Pasta e dhëmbëve është gjithashtu e mirë për heqjen e disa llojeve të njollave tek rrobat – duke filluar nga buzëkuqi në bluzë deri tek salca e spagetit tek mbulesa e tavolinës. Mjafton ta mbuloni pjesën e njollosur me pastë dhëmbësh, e fërkoni pak dhe më as e lini ashtu për pak kohë derisa ta lani.

Kujdes: Për rrobat me ngjyrë nuk është mirë që të përdorni pastë të bardhë dhëmbësh.

7

#6 Mund t’u riktheni çezmave shkëlqimin nëse u hidhni pak pastë dhëmbësh dhe i fërkoni me anë të një pecete. Kjo mënyrë funksionin tek çdo sipërfaqe e larë me kromë apo argjend.

8

#7 Mund ta përdorni pastën edhe për pastrimin e hekurit.

9

#8 Pasta e dhëmbëve mund të pastrojë edhe thonjtë. Mjafton t’i mbuloni ata me pastë dhëmbësh, ta mbani për pak minuta dhe në fund i lani me ujë.

10

#9 Aroma të caktuara, si ajo e hudhrës, qepës apo peshkut, janë të vështira për t’u hequr nga duart. Nëse i lani duart duke hedhur edhe pak pastë dhëmbësh, era e keqe do të largohet menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button