Rrëzohet një avion ushtarak në Diyarbakir të Turqisë

Rrëzohet një avion ushtarak i ngritur për fluturim trajnues në qytetin Diyarbakır të Turqisë, ku në aksident nuk ka viktima, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e forcave të sigurisë, mësohet se një avion ushtarak i tipit F-16 që u ngrit për fluturim trajnues nga Komanda 8-të e bazës ushtarake të avionëve në Diyarbakir është rrëzuar për shkaqe ende të paqarta në afërsi të fshatit Çarıklı në komunën Sur.

Bëhet e ditur se nuk ka viktima, ndërsa nga inspektimet e kryera paraprakisht vlerësohet se avioni është rrëzuar për shkak të një defekti teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button