Zaev: Sot votohet për në Maqedoni të avancuar

Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) dhe bartësi listës në njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev, sot shfrytëzoi të drejtën e votimit në Strumicë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas votimit, Zaev vlerësoi se sot votohet për një Maqedoni të avancuar, të lirë dhe të vetme.

“Sot është një ditë historike për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Sot është dita në të cilën do të votohet për jetën, të ardhmen e vendit tonë. Sot është dita në të cilën do të votohet për një Maqedoni të avancuar, të lirë dhe të vetme. Hapi i parë drejt kësaj është vullneti i lirë i qytetarëve të Maqedonisë. Shpresoj që sot të ndodhë pikërisht kjo”, tha Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaev tha se gjëja e parë që do të bëjë sonte është ta shpallë fitoren, por nëse nuk do të fitojë, ky do të thotë fund për karrierën e tij politike.

“Në qoftë se në zgjedhje kaq të rëndësishme ndodh rezultat negativ, atëherë më përfundon karriera politike, por nuk e mendoj këtë variant, sepse Maqedonia është e pjekur, jeta kthehet dhe jam i bindur se fitojmë. Tashmë mendojmë si të inkuadrohemi, ta përmirësojmë dhe ta avancojmë jetën dhe atë që ua kemi premtuar qytetarëve”, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button