Papërgjegjësia e BDI-së vërehet në premtimet e përsëritura

Dukuria e promovimit të projekteve të njëjta në disa platformë parazgjedhore, si duket po bëhet një shprehi mjaft praktike në Maqedoni. Kjo posaçërisht vërehet te BDI-ja.

Jemi dëshmitarë se dy projekte të Bashkimit Demokratik për Integrim që janë premtuar se do të realizohen gjatë mandatit 2011-2015, sërish gjejnë vend në platformën e re të kësaj partie, në të cilën sërish ndahen mjete për ndërtimin e shkollës të Sarajit si dhe Haraçinës

Platforma e BDI 2011-2015

Platforma e BDI 2014-2018

Profesori i ekonomisë Abdylmenaf Bexheti, këtë shprehi e cila po shkon duke u përsëritur, e vlerëson si keqqeverisje të buxhetit shtetëror.

“Përsëritja e projekteve konkrete të subjekteve politike është bë shprehi e një keqqeverisje, që gjatë përpilimit të një buxheti, për efekte ditore politike përfshihet një projekt në buxhet me bindje edhe nga dizajnuesit e buxhetit se nuk do te realizohet fare”, tha për Portalb, Bexheti.

Ai shtoi se ka shumë përsëritje të premtimeve posaçërisht për realizimin e projekteve shqiptare.

“Kjo dukuri vërehet më shumti tek shqiptarët  si për shembull teatri në Tetovë, zona e lirë ekonomike, dhe shume projekte tjera që janë zhagitur disa vite me radhe!  Fatkeqësisht kjo është bë praktikë fiskale dhe pa ndonjë llogaridhënie për mospërmbushje të projeksionit buxhetor”, theksoi Bexheti.

Ndërkaq banorët e komunave të në të cilat disa herë janë promovuar premtimet e njëjta ndjehen të zhgënjyer dhe nuk besojnë më në premtimet parazgjedhore, madje thonë se e gjithë fushata është vetëm fjalë dhe jo vepra./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button