Ja si humbi Liria në sekondat e fundit (VIDEO)

Slaven Çupkoviq ka qenë njeriu vendimtarë në fitoren e Kozhuvit ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së dytë të Superligës, pasi falë tre pikëve të tij në sekondën e fundit të takimit, skuadra vendase shënoi fitore minimale 94:93, edhe atë vetëm pas 5 minutave shtesë të takimit.

Ishte kjo një ndeshje infarkt, në të cilën Liria dhe Kozhuvi dhanë më të mirën nga vetja, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin 81:81.

Në vazhdimin prej 5 minutave dukej se Liria është shumë afër fitores, vetëm 14 sekonda kishin mbetur ndërsa rezultati ishte 92:88 në të mirë të Lirisë, por në këtë moment përsëri është Çupkoviq që shënon treshen e dytë dhe rezultati ishte 92:91, në sulmin tjetër Neshoviq nga gjuajtja e lirë shon vetëm një pikë, dhe në kundërsulmin e radhës në sekondën e fundin vjen treshja vrasëse për Lirinë nga Çupkoviq dhe për fitore në regji të Hitçkokut për Kozhuvin.

Të shtunën në program janë edhe dy takimet tjera të xhiros së dytë në Super Ligë, ku “MZT Skopje” do të përballet me Kumanovën si mysafir, ndërkohë Rabotniçki do të luajë përballë Strumicës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button