Thaçi: Fitorja e PDSH-së do t’jua kthejë krenarinë

Kam mundësi të vërtetë për të hyrë në raundin e dytë nëse i fitoj 350 mijë votat e shqiptarëve. Kjo do të jetë një fitore e rëndësishme dhe dëshmi se shqiptarët në Maqedoni janë të organizuar, tha sonte Iljaz Halimi para qytetarëve të Negotinës.

“Sa i përket pengesave për bojkot, unë dua t’ju tregoj të gjithë atyre që janë ende në dilemë nëse do të shkojnë dhe të votojnë në këto zgjedhje, kjo situatë me një kandidat të vetëm shqiptarë vështirë se do të përsëritet. Mos i dëgjoni direktivat komuniste që mos dilet në votime, unë jam i sigurtë që ju nuk do t’i bindeni udhëzimeve të Ali Ahmetit, sepse ju keni integritet dhe ju keni të drejtë për të votuar. Vota juaj për mua është obligim i shenjtë për të qenë më i vendosur në angazhimet e mia”, tha Iljaz Halimi.

Edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi para qytetarëve tha se qëllimi i PDSH-së është që ta rrëzojë BDI-në prej Qeverie duke theksuar se nuk do të preket askush nga vendet e punës.

“Ahmeti 10 vjet në pushtet dhe për këtë kohë ai solli 10 buxhete, poashtu edhe me rebalancimet me rreth 30 miliardë euro, por asnjë cent të vetëm për shkollat ??tona, spitalet kjo është një manipulim i madh i BDI-së. “Cili është qëllimi ynë? Ta rrëzojmë prej pushteti Ali Ahmetin, dhe të mos prekin asnjë shqiptar tjetër, as polic, as administrator, as profesor, as pedagog, askënd. Hapur u them të gjithë shqiptarëve, që janë të punësuar në institucione, pavarësisht cilës parti i takojnë, jeni të përkulur, u nënçmojnë maqedonasit. Fitorja e PDSH-së do t’ua kthejë juve krenarinë”, tha Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button