Izraeli të hënën merr në dorëzim avionët e parë F35

Izraeli do të marrë në dorëzim dy avionët e parë të tipit F35 nga 50 gjithsej që ka blerë nga SHBA-ja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se dy avionët e parë të tipit F35 do të merren në dorëzim ditën e hënë në bazën ajrore Navatim e cila ndodhet në shkretëtirën Nexhef.

Adraee, në vijim të fjalës së tij ka theksuar se kjo do të jetë fillimi i një epoke të re për ushtrinë izraelite. “Avionët e padukshëm F35 të cilët janë të pajisur me teknologjinë më të fundit, do të bëjnë më të sigurt qiellin e Izraelit”, ka shtuar ai.

Ndërsa Presidenca e Izraelit njoftoi se në ceremoninë e marrjes në dorëzim të dy F35-ës do të jenë të pranishëm Presidenti i vendit, Reuven Rivlin, Kryeministri Benyamin Netanyahu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi. Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button