Turqi, AK Partia dërgon në Parlament ndryshimet kushtetuese për rritjen e kompetencave të presidentit

Paketa që përfshin ndryshimet kushtetuese dhe që mban firmën e deputetëve të AK Partisë është dërguar sot në Kryesinë e Kuvendit të Madh të Turqisë (TBMM).

Kërkesën për ndryshimet kushtetuese e dorëzuan pranë kryetarit të Parlamentit Ismail Kahraman, nënkryetari i Grupit Parlamentar të AK Partisë Mustafa Elitaş, Naci Bostancı dhe Mehmet Muş, të shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Abdulhamit Gül.

Ndërkohë në një fjalim të shkurtër gjatë dorëzimit të kësaj kërkese, deputeti Elitaş tha: “Kërkesa jonë për ndryshimet kushtetuese mban firmën e 316 deputetëve të kësaj partie, përfshirë këtu edhe Kryeministrit të vendit Binali Yıldırım.”

Ndërsa Kahraman ndërkohë që pranoi kërkesën uroi suksesin e kësaj reforme si dhe falënderoi të gjithë deputetët që kanë marrë pjesë në hartimin e ndryshimeve kushtetuese. “Deri më tani janë bërë 18 ndryshime. Uroj që ndryshimet e 19-ta të jenë të rëndësishme dhe urime”, ka thënë ai.

Ndryshimet më të rëndësishme që parashikohen:

“Numri i deputetëve do të jetë 600.”

“Presidentit nuk do ti shkëputet lidhja me partinë.”

“Një person që mbledh të paktën 100 mijë firma nga zgjedhësit do të ketë mundësi të kandidojë për President.”

“Presidenti do të jetë në krye të shtetit, do të ketë të drejtë ekzekutive. Presidenti do të emërojë zëvendësit e tij si dhe ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button