Sulm terrorist ndaj xhandarmërisë në Turqi
Organizata terroriste PKK ka kryer një sulm me makinë-bombë ndaj stacionit të xhandarmërisë Teknebasi e cila ndodhet në afërsi të Dijarbakirit.
Sulmi me bombë është kryer në stacionin e xhandarmërisë në lagjen Hazro. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua edhe në lagjet fqinje, por nuk pati viktima njerëzore.
Pas këtij sulmi, forcat turke të sigurisë nisën një aksion anti-terrorist në rajonin e Dijarbakirit