Ancelotti: Ronaldo pushon, lufta për titullin e ndezur!

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Real Sociedad. Eshtë ky lajmi që dha me qetësi trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti në konferencën rutinë për shtyp, duke shtuar se në mungesë të yllit portugez, Gareth Bale mund të ndryshojë pozicion në orkestrën madrilene.

“Me Ronaldon vendosëm bashkarisht që të pushojë sepse është i lodhur dhe kështu duhet të shmangim çdo rrezik të mundshëm. Do të qëndrojë në shtëpi për të vazhduar stërvitjen, kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe duhet të jetë gati dhe më i freskët për të Martën”, transmeton Supersport.

Tekniku italian Ancelotti u shpreh i bindur se skuadra mbahet ende e fortë dhe një provë të qartë e dha kundër Dortmundit, por çfarë parashikon ai në rast disfate në Anoeta.

“Kampionati do të bëhet edhe më i vështirë, por ne do të vazhdojmë të luftojmë. Sociedad është një skuadër e komplikuar dhe e rrezikshme që luan mirë në shtëpi. Duhet të luajmë me intensitet dhe të japim maksimumin në çdo aspekt për të fituar”.

Në fund Ancelottit iu kërkua një opinion për sanksionin e FIFA-s ndaj Barcelonës, por refuzoi të komentojë.

“Jo, nuk dua t’i futem kësaj teme sepse nuk më takon. Mua më pëlqen futbolli, por kjo temë nuk ka lidhje me futbollin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button