Kafja nuk e dëmton zemrën

Kafja – bën mirë apo keq? Vetëm për kafenë kush e di sa studime keni lexuar! Por një studim i fundit shpjegon më me detaje lidhjen mes kafeinës dhe zemrës. Sipas studimit thuhet se pirja e kafesë nuk shton rrahjet e zemrës dhe as nuk jep çrregullime të rimit kardiak. Studiuesit kërkojnë një ripozicionim të efekteve që jep kafeina tek zemra, pasi në disa raste ka edhe efekte pozitive.

Në studim janë marrë rreth 1400 persona, ku 61% e tyre konsumonin më shumë se një herë në ditë kafe, çaj apo çokollatë. Gjatë studimit nuk u vu re asnjë problem i shkaktuar në ritmin kardiak, transmeton Zëri.
Për këtë arsye në përfundim të studimit, kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë thanë se rekomandimet e dhëna kundër konsumit rregullisht të produkteve me përmbajtje kafeine, në mënyrë që të shmangen problemet kardiake, duhen rishikuar, pasi siç thonë studiuesit, “mund të kemi ndaluar substanca që japin përfitime për sistemin kardiovaskular”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button