Vuçiq: Serbia në BE, para 2025-tës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shpreson që Serbia do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian para vitit 2025.

Ai në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka theksuar se tashmë kanë gjetur rrugën e cila shpie Serbinë drejt BE-së, transmeton Indeksonline.

“Deri më tani unë asnjëherë nuk kam thënë ndonjë datë të caktuar, kjo është hera e parë dhe e them publikisht që shpresoj që Serbia të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2022, por megjithatë jam i sigurt që kjo do të ndodh deri më 2025-tën. Ne kemi gjetur rrugën që shpie në BE, kemi rritur ekonominë, nuk ka deficit”, ka thënë Vuçiq.

Ai duke folur për kandidatin e mundshëm për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, Vuk Jeremic, ka thënë se atë nuk e sheh si kundërshtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button