Basha njofton hapjen e Partisë Demokratike për qytetarët

Një tjetër datë historike, pas asaj të 8 dhjetorit, është edhe krijimi i partisë së parë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike. Në kujtesë të ngjarjeve të dhjetorit 1990, kreu i opozitës Lulzim Basha njofton aktivitetin e përgatitur nga forca e tij politike.

Është kreu i opozitës ai i cili ktë rradhë iu drejtua rrjetit social facebook për të njoftuar aktivitetin që do të shënojë edhe përvjetorin e krijimit të Partisë Demokratike. Ftesën ia drejtoi qytetarëve të thjeshtë, me një kërkesë të vetme: të kujtojnë e reflektojnë mbi ngjarjet e 26 viteve më parë, njofton ABC news.
“Me 11 dhjetor ne përkujtojmë lindjen e pluralizmit politik dhe Partisë demokratike. Jam i lumtur t’ju ftoj e t’ju pres në shtëpinë e Partisë Demokratike për të kujtuar e reflektuar sëbashku mbi keto ngjarje”.
Selia blu ditën e dielë do të jetë e hapur për të gjithë ata që zgjedhin ta vizitojnë nga ora 11:00 deri në 13:00 pasdite, në kujtesë të 11 dhjetorit 1990, ku 194 studentë të mbështetur nga pedagogë e intelektualë hodhën firmën për krijimin e partisë së parë opozitare, asaj demokratike, që shënoi edhe nisjen e pluralizmit politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button