Nesër super derbi, Vrapçishti – Shkupi

Do të vazhdojnë këtë fundjavë garat në Ligën e dytë të Maqedonisë, ku presim të ketë shumë ndeshje interesante, por pa dyshim se super derbi do të luhet mes skuadrave të Vrapçishtit dhe Shkupit, dy ekipe të cilat kanë pasur ecuri të mrekullueshme të sezonit pranveror.

Pikërisht për këtë ndeshje derbi kemi dhe prononcimet e trajnerit të FC Shkupi Zekerija Ramadani dhe kapitenit të skuadrës Suat Zendeli.
“Do të jetë ndeshje derbi e Ligës së Dytë, jemi dy ekipe që kemi shënuar suksese në vazhdimësi. Do të shkojmë të luajmë futboll të mirë sikurse në çdo ndeshje tjetër që kemi luajtur. Këtë ndeshje do të futemi pa ndonjë ngarkesë dhe me shumë shpirt që nga Vrapçishti të kthehemi me rezultat pozitiv si nga të gjitha ndeshjet tjera. Besoj se do jetë ndeshje shumë e mirë dhe që do të dhurojë edhe shumë spektakël dhe fundja kush të jetë më i miri le të fitojë dhe ti kënaqim edhe tifozët”, ka thënë Suat Zendeli

Edhe trajneri Ramadani mendon se ekipi i tij ka epërsi në këtë duel, duke u futur pa asnjë ngarkesë dhe se një ecuri e mirë e skuadrës e bën atë të ndjehet i qetë në këtë përballje.
“Kemi respekt të madh për ekipin e Vrapçishtit, edhe në atë klub punohet maksimalisht, i njof disa futbollist dhe kryetrajnerin dhe kryesinë, janë njërëz të cilët e duan sportin dhe futbollin. Mendoj se edhe atje punohet me të njëjtin ritëm sikurse te ne, ka shumë profesionalizim dhe pikërisht për këtë kjo ndeshje do të jetë një derbi i madh, e ku do të vendos vetëm një gol.
Djemtë tanë do ta japin maksimumin dhe në fund cilido rezultat të del, nuk do ta kemi problem. Ne besojmë në këtë ekip dhe besoj se në fund ne do të jemi ata që do të gëzohemi”, Zekerija Ramadani

Edhe te skuadra e Vrapçishtit mendojnë se gjithçka do të shkojë më së miri, pasi që janë futbollistë që njihen mes vete dhe se kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Ish-futbollisti i Shkupi, Shaban Sulejman mendon se do të jetë kjo festë e futbollit.

“Jemi dy ekipe me shumë përvojë dhe kemi futbollistë shumë cilësorë. Edhe pse nuk vij nga shkolla e KF Shkupi, në këtë rast jam profesionist dhe nuk ndikon asgjë në lojë. Për shokët e mirë do të ketë një mikpritje dhe shpresojmë që të japim maksimumin në fushë, e në fund do ti shtrijmë dorën kushdo që të fitojë”, është shprehur Sulejman.

Në ndeshjen e parë të sezonit vjeshtor Vrapçishti e kishte fituar Shkupin në Çair me rezultat 2:1. Në përballjet tjera të Ligës së Dytë do të takohen, Rrufeja – Sileksi, Maxhari – Teteksi, Novaci – Pobeda Junior, Tiverija – Boreci, “11 Oktomvri” – Zajazi, Miravci – Drita dhe Lokomotiva – Skopje. Të gjitha ndeshjet luhen të shtunën në orën 16:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button