MPB do të jep letërnjoftime edhe në ditën e zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht  njësitë përkatësi të fushës administrative, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve, por vetëm për personat që e kanë humbur ose ua kanë vjedhur, por edhe për ata që e kanë dëmtuar, njofton Portalb.

Njëkohësisht do të kryhet edhe dhënia e më shumë letërnjoftimeve të gatshme. Të dielën më 11 dhjetor, shërbimet kompetente administrative do të punojnë nga ora 07 deri në orën 19, por vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të gatshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button