Keqtrajtimi i dyvjeçares në çerdhe, policia nuk ka informuar prokurorinë

Prokuroria Publike ende nuk e ka pranuar padinë penale nga ministria e Brendshme lidhur me rastin e fëmijës dy vjeçar, prindërit e të cilit pretendonin se ishte dhunuar nga edukatoret në çerdhe. Nga Prokuroria Themelore thonë se prokurori publik kompetent është i informuar për rastin dhe ai tashmë ka lëshuar urdhër për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara.

Përgjigjja e tillë e Prokurorisë themelore Publike, vjen rreth një muaj pasi dikasteri i brendshëm informoi për padi penale ndaj tre edukatoreve të çerdhes “ Fidani” në Çair ku i mituri ishte i regjistruar. Alsat pyeti në Prokurori përse po e zvarrit procesin, por nga ky institucion thanë së nuk bëhet fjalë për prolongim. Sipas tyre nevojitet më shumë kohë për grumbullimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për procesin e hetimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button