Presionet ndaj administratës me sms urdhëruese, shkelja më e denoncuar (FOTO)

Nuk kanë munguar presionet ndaj administratës edhe në këtë cikël parazgjedhor. Në rrjete sociale po qarkullon një sms/porosi ku funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim obligohen që të krijojnë lista me numër të të punësuarve në insitucionin ku vepron, për të pasur parasysh numrin e adiminstratorëve që do të marrin pjesë në tubim partiak, shkruan Portalb.mk.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për Portalb ka thënë se këto sms janë propagandë kundër BDI-së.

“Është pjesë e propagandës së pistë që është përdorur në këtë fushatë nga përçarësit e votës”, tha për Portalb Osmani.

image-0-02-05-a67da521430e55b400b9eb2cf6f1993e2fd769601d1ebd48bc05507373708ca4-v-300x242

Për organizatën jo qeveritare “Most”, e cila është ndër OJQ-të që e monitorojnë procesin parazgjedhor në Maqedoni, presionet e tilla tashmë janë të njohura.

Zllatko Dimitriovski në deklaratën e tij për Portalb potencon se ky lloj i shkeljes është paraqitur me numër më të madh nga

“Presioni ndaj administratës që të ndjekë tubime partiake paraqet shkelje të rendë të detyrës zyrtare, për të cilën vijon dënimi me burg. Kjo shkelje është me numër më e paraqitura, të cilat po i regjistron “Most” gjatë procesit parazgjedhor. Kemi shënuar 42 raste të këtilla”, theksoi për Portalb Dimitrievski.

Ai njofton për Portalb se për këto denoncime kanë dërguar letër deri te të punësuarit në sektorin publik me qëllim që t’ua kujtojmë se këto akte janë shkelje dhe t’i ftojmë që të na bashkëngjiten në përpjekjet tona për të siguruar zgjedhje fer dhe demokratike.

Dimitrievski është decid se vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet respektimi dhe aplikimi i vlerave kushtetuese të cilat janë bazë e ndërtimit të shoqërisë së lirë dhe demokratike.

Kujtojmë se organizata “Most” qysh në konferencën e parë për shtyp, me të filluar procesi fushata parazgjedhore kishte njoftuar për presione ndaj administratës publike.

Presione nga më të ndryshmet kanë raportuar edhe nga “Civil”- organizata tjetër që merret me monitorimin e fushatës parazgjedhore dhe zgjedhjeve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button