Juventusi me epërsi kthehet në shtëpi

Juventusi “nënshtron” Francën, fiton edhe Baseli i Shqipëtareve Juventusi po marshon sigurt në Europa League. Zonja e vjetër ka mposhtur në udhëtim skuadrën franceze Lyon. Kampioni i Italisë arriti fitore minimale, dhe golin e vetëm e shënoi qendërmbrojtësi Bonucci në minutën e 85′. 

Në ndeshjen tjetër, Baseli i Taulant Xhakës e Albian Ajetit ka bërë një hap të rëndësishme drejt gjysme finalës së Europa League pasi mposhti 3:0 Valencian. Golat për zvicëranët i shënuan Matias Emilio Delgado dhe Valentin Stockerm. 

Në dy ndeshjet tjera të çerekfinales së Europa League u arritën këto rezultate: Az – Benfika 0:1 dhe  Porto – Sevilla 1:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button