Incident i rëndë në derbin “MZT Skopje”- Rabotniçki (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë mes forcave të policisë dhe tifozëve të Rabotnickit dhe “MZT Skopje”, e që këto dy skuadra ishin takuar në ndeshjene tyre të parë në suaza të Superligës së Maqedonisë në basketboll, që njihet një nga derbit më të mëdha.

Ndeshja në fjalë në mes “MZT Skopje” dhe Rabotniçki është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje, në palestrën sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa incidenti ka ndodhur në fund të çerekut të tretë, njoftojnë media maqedonase.

Sipas mediave mësohet se edhe pas ndeshjes, gjatë daljes nga salla sportive, kishte ardhur deri te një incident tjetër mes policisë dhe tifozëve të “MZT Skopje”, ku policia ka përdorë forcën, duke arrestuar edhe disa tifozë që u tregun më agresivë.

Intervenimi i policisë në incidentin e djeshëm në ndeshjen mes ekipeve të klubeve të basketbollit “MZT” dhe “Rabotniçki” është në kuadër të kompetencave të saj, me ç’rast u pengua eskalimi i tij, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

“Nuk vlerësoj se policia ka përdorur forcë të tepruar. Përkundrazi, policia i ka përdorur kompetencat e saja ligjore dhe për fat, për shkak të intervenimit të policisë u pengua eskalimi më i madh, respektivisht incidente më të mëdha, dhe pasoja më të rënda eventuale. Në të vërtetë, në incidentet e shkaktuara nga huliganët në tribuna u lëndua një nëpunës policor dhe tre tifozë, të cilët kishin ardhur ta ndjekin ndeshjen”, është shprehur Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button