Kasami: Do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që u takon

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Çairit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”.

“Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që u takon në këtë shtet.  Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje. Çdo votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e rëndësishme. Çdo votë e juaj është fuqizim i zërit të shqiptarëve të cilët o sot, o kurrë do t’i dalin zot vendit të të parëve të vet, vendit që do të mbetet i fëmijëve tanë – Maqedonisë shqiptare”,  tha para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore

Bekim Saliu shefi i shtabit zgjedhor nga Rilindje me BESË në Çair ka shprehur falenderim ndaj të gjithë aktivistëve të Çairit, të cilit siç theskoi ai, nuk e kanë shikuar kurrë orën, të cilën kurrë nuk e kanë ndjerë temperaturën e ftohtë dhe të cilët kurrë nuk kanë refuzuar asnjë kërkesë vetëm e vetëm që kjo fushatë dhe ky mision të dalë i suksesshëm.

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e parë i Rilindjes me BESË, Zeqirija Ibrahimi  shprehu bindje se shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë të verbër dhe nuk janë më të shurdhër ndaj këtyre problemeve të mëdha që na ka shkaktuar kjo qeveri me mendësi enveriste dhe i ftoi që të mos harrojnë se fitorja e të dielës e ka vetëm një numër, ky është numri 10-të.

Afrim Gashi bartësi i njësisë zgjedhore numër dy i Rilindjes me BESË ka deklaruar se me kuadrot që posedon  Rilindje me BESË do të behet Ridefinimi i shumëpritur nga gjithë shqiptarët, duke premtuar punësime me meritokraci e jo si ushtarë partiakë.

Skender Rexhepi – Zejd ka thënë se me këtë opsion politik do ta kthejë dinjitetin, moralin dhe krenarin tonë, si dhe ka shtuar se zgjedhjet e 11 dhjetorit do të dëshmojnë se shqiptarët e Maqedonisë do të dinë të bëjnë zgjedhjen më të mirë duke përkrahur Ridefinimin.

Ndërsa, kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli ka pohuar se qytetarët po shprehin interesim të jashtëzakonshëm për t’u bashkangjitur në Rilindjen me BESË, dhe kjo bën që të jemi më të motivuar dhe të punojmë pandalshëm deri në arritjen e fitores më 11 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button